Javën tjetër tek FC Ballkani fillon “Epoka Shkëmbi”, të hënën fillojnë stërvitjet

30.12.2020

Pas shkarkimit të Ismet Munishit nga pozita e trajnerit, FC Ballkani e zëvendësoi atë me Bled Shkëmbin, trajnerin i cili drejtoi skuadrën e KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës. Vendimi i klubit futbollistik nga Suhareka për blerjen e trajnerit Shkëmbi zgjoi reagime […]

Javën tjetër tek FC Ballkani fillon “Epoka Shkëmbi”, të hënën fillojnë stërvitjet Foto: Ilustrim

Pas shkarkimit të Ismet Munishit nga pozita e trajnerit, FC Ballkani e zëvendësoi atë me Bled Shkëmbin, trajnerin i cili drejtoi skuadrën e KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Vendimi i klubit futbollistik nga Suhareka për blerjen e trajnerit Shkëmbi zgjoi reagime si pozitive poashtu edhe negative.

Sprova e tij e dytë në futbollin kosovar siç ka mësuar “Zeri.info” pritet të fillojë të hënën e 4 janarit me Ballkanin me synimin e vetëm fitimin e titullit të kampionit.

Lajmin për fillimin e stërvitjeve të hënën e ka konfirmuar kapiteni i Ballkanit Visar Berisha.

“Të hënën i nisim stërvitjet për stinorin pranveror, ndërsa sa i përket asaj nëse do të shkojmë jashtë diku, besoj se po, por në cilin vend ende nuk na kanë treguar, shumë shpejt do ta kuptojmë edhe këtë”, ka thënë Berisha për “Zeri.info”.

Kujtojmë se pas përfundimit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll, FC Ballkani ndodhet në pozitën e 2-të me gjithsej 38 pikë.