Jashanica pritet ta braktisë Ballkanin, kjo mund të jetë skuadra e ardhshme e mbrojtësit qëndror

29.05.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani edhe në këtë sezonë nuk arriti ndonjë sukses, si ajo që të kualifikohet në garat europiane, por suharekasit arritën të mbesin në pozitën e tretë në Superligë. Ndërsa mbrojtësi qëndror i Ballkanit, Bajram Jashanica pritet të largohet nga Ballkani dhe se sezonën e ardhshme […]

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani edhe në këtë sezonë nuk arriti ndonjë sukses, si ajo që të kualifikohet në garat europiane, por suharekasit arritën të mbesin në pozitën e tretë në Superligë.

Ndërsa mbrojtësi qëndror i Ballkanit, Bajram Jashanica pritet të largohet nga Ballkani dhe se sezonën e ardhshme të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër.

Jashanica kishte shkëlqyer edhe te Skenderbeu i Shqipërisë, para se të transferohej në klubin suharekas, Ballkani.

Sipas Newsport.al, skuadra e rikthyer në Superioren e Shqipërisë, Dinamo, janë afër të firmosin me Jashanicën.

Dinamo për momentin është pa trajner, por raportohet se ish-trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi pritet të drejtojë klubin e Dinamos.