Jashanica i FC Ballkanit drejt rikthimit në Shqipëri, ja te cila skuadër

19.05.2022

Ballkani do të provojë rinovimin me 31-vjeçarin, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Për mbrojtësin ka interes edhe nga Partizani, që e ka tentuar prej kohësh lojtarin nga Prishtina. Gjithsesi, edhe Tirana e Kukësi po provojnë firmën me mbrojtësin, i cili edhe pse iu desh të pushonte pas atij pezullimi të famshëm, është […]

Jashanica i FC Ballkanit drejt rikthimit në Shqipëri, ja te cila skuadër Foto: Ilustrim

Ballkani do të provojë rinovimin me 31-vjeçarin, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Për mbrojtësin ka interes edhe nga Partizani, që e ka tentuar prej kohësh lojtarin nga Prishtina.

Gjithsesi, edhe Tirana e Kukësi po provojnë firmën me mbrojtësin, i cili edhe pse iu desh të pushonte pas atij pezullimi të famshëm, është kthyer në nivele të larta, raporton GazetaOlle.

Ai ishte një nga shtyllat e ekipit nga Suhareka në këtë sezon, teksa tashmë mbetet të shihet nëse do të dojë të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore, ku arriti kulmin e karrierës apo oferta e Ballkanit do ta bindë të vazhdojë në Superligën e Kosovës.

Jashanicës i duhet të vendosë shpejt për të ardhmen, pasi tri nga katër klubet e interesuara janë drejt kualifikimit në kompeticionet europiane.