Jashanica i Ballkanit “ndez” kampionatin: Gjilani nuk është rival i suharekasve për titull të kampionit

28.02.2022

Qendër-mbrojtësi shqiptar mbrëmë në emisionin “2me1” në RTV21 ka thënë se Drita ka më shumë përparësi për shkak të përvojës që kanë si skuadër, se sa Gjilani. “Duke marrë parasysh këto vitet e fundit, po them se Drita është ndër rivalët më kryesor”, deklaroi ai. Shala i FC Ballkanit u pyet nga moderatori se a […]

Jashanica i Ballkanit “ndez” kampionatin: Gjilani nuk është rival i suharekasve për titull të kampionit Foto: Ilustrim

Qendër-mbrojtësi shqiptar mbrëmë në emisionin “2me1” në RTV21 ka thënë se Drita ka më shumë përparësi për shkak të përvojës që kanë si skuadër, se sa Gjilani.

“Duke marrë parasysh këto vitet e fundit, po them se Drita është ndër rivalët më kryesor”, deklaroi ai.

Shala i FC Ballkanit u pyet nga moderatori se a mendon se Drita është më shumë rival se Gjilani edhe pse këta të fundit kanë dy pikë më shumë.

“Këto lëvizën nga java në javë, është shumë e shkurt distanca. Mendoj, mendimi im është që Drita ka një ekip ma me përvojë edhe Gjilani është po aty, por them nga përvoja nga kampionati më herët që ka dal kampion, Drita”, ka qenë përgjigja e tij Jashanicës.

Jashanica këtë sezon është rikthyer në formë dhe është i pa zëvendësueshëm në formacionin titullar të Ballkanit.

Ai asistoi për golin e fitores në derbin kundër Dritës, të cilin Ballkani e fitoi me rezultat minimal 0:1 në fundjavën që shkoi.

Ndryshe, Ballkani renditet në pozitën e parë me 45 pikë.