James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid

01.08.2021

Janë duke qarkulluar disa spekulime që ylli kolumbian mund të rikthehety te gjiganti spanjoll, por tani si duket gjasat e këtij transferimi janë të pakta. Mesfushori me tipare sulmuese i Evertonit James Rodriguez ka treguar që nuk dëshiron të rikthehet tek Real Madridi, përcjell KosovaPress. Mesfushori ka kaluar gjashtë vite tek gjiganti spanjoll, edhe pse […]

James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid Foto: 210215 -- LIVERPOOL, Feb. 15, 2021 -- Everton s James Rodriguez walks injured from the pitch during the Premier League match between Everton and Fulham at Goodison Park in Liverpool, Britain, on Feb. 14, 2021. FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. NO USE WITH UNAUTHORIZED AUDIO, VIDEO, DATA, FIXTURE LISTS, CLUB/LEAGUE LOGOS OR LIVE SERVICES. ONLINE IN-MATCH USE LIMITED TO 45 IMAGES, NO VIDEO EMULATION. SUN OUT. NO USE IN BETTING, GAMES OR SINGLE CLUB/LEAGUE/PLAYER PUBLICATIONS. SPBRITAIN-LIVERPOOL-FOOTBALL-PREMIER LEAGUE-EVERTON VS FULHAM Xinhua PUBLICATIONxNOTxINxCHN

Janë duke qarkulluar disa spekulime që ylli kolumbian mund të rikthehety te gjiganti spanjoll, por tani si duket gjasat e këtij transferimi janë të pakta.

Mesfushori me tipare sulmuese i Evertonit James Rodriguez ka treguar që nuk dëshiron të rikthehet tek Real Madridi, përcjell KosovaPress.

Mesfushori ka kaluar gjashtë vite tek gjiganti spanjoll, edhe pse dy nga sezonet e tij i ka kaluar në formë huazimi tek Bayern Munichu.

Rodriguez u largua nga Reali verën e kaluar për t’iu bashkuar Evertonit, por kanë filluar të qarkullojnë disa spekulime për një rikthim të tij në “Santiago Bernabeu”, pas rikthimit të trajnerit Carlo Ancelotti nga Evertoni tek Reali.

“Jo, nuk mendoj që do të ritkhehem. Është një kapitull i mbyllur, i cili nuk do të përsëritet më. Do të qëndroj ashtu”, tha Rodriguez.