Ja sa bileta janë shitur brenda 24 orëve për ndeshjen Ballkani – Zalgiris në Ligën e Kampionëve
- 01.07.2022
- 0 komente
Më 5 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Zalgiris, ndeshje kjo në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje mes klubit suharekas, kampion i Kosovës dhe FK Zaligirs të Lituanisë.
Ndërkaq, pasi kaluan 24 orë që nga fillimi i shitjes së biletave, në total janë shitur 1,738 bileta deri tani në 24 orët e para.
Kujtojmë se ishte paraparë që shitja e biletave të fillonte të martën, megjithatë pritej një interesim më i madh për ta ndjekur këtë ndeshje të rëndësishme në “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq, në një njoftim të FC Ballkanit, thuhet se shitja e biletave online vazhdon deri të martën në ora 10:00.
Kurse, për të gjithë ata përsona të cilët kanë probleme për t’u pajisur me biletë online ose nuk munden të blejnë biletë, klubi do të kujdeset qe të ju asistoj dhe të paiseni me biletë ne fanshopin e klubit.
“Nga nesër (01.07.2022) e deri të Dielën(03.07.2022) në Fanshopin e FC Ballkanit do të jemi në dispozicion te tifozëve tanë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
“Ju ftojmë të vini fizikisht nga ora 09:00 deri në orën 18:00 dhe do ju ofrojmë zgjidhje në mënyrë që të vini dhe të përkrahni ekipën e zemrës në rrugëtimin historik”, përfundon njoftimi i Ballkanit.
Leave a Reply