Ja në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova

Tashmë është e sigurt që ndeshja gjysmëfinale e play-offit të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet në Shkup.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të Insportit brenda Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, derisa sot ka qenë afati i fundit për konfirmim.

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e fundit, vendosi që takimi Maqedoni e Veriut – Kosova, i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, më 26 mars të vitit 2020.

Vendimi i marrë në këtë mbledhje i është konfirmuar edhe UEFA-së, e cila më parë ka shkruar se kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin në Shkup, në orën 20:45.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.