Ja kur pritet që Hazard të debutojë në La Liga

21.08.2019

Futbollisti i transferuar gjatë kësaj vere, Eden Hazard, ende nuk e ka bërë debutimin e tij në La Liga. Kjo për shkak se pak para se të fillonte edicioni i ri futbollistik, ai u dëmtua në kofshën e majtë. Drejtuesit e klubit madrilen nuk raportuan për mungesën e belgut, por sipas informacioneve të ‘AS’ 28 […]

Ja kur pritet që Hazard të debutojë në La Liga Foto: Ilustrim

Futbollisti i transferuar gjatë kësaj vere, Eden Hazard, ende nuk e ka bërë debutimin e tij në La Liga.

Kjo për shkak se pak para se të fillonte edicioni i ri futbollistik, ai u dëmtua në kofshën e majtë.

Drejtuesit e klubit madrilen nuk raportuan për mungesën e belgut, por sipas informacioneve të ‘AS’ 28 vjeçari do të kthehet në fushën e blertë në datën 14 shtator, ditë kur madrilenët do të presin në shtëpi Levanten.

Ish- futbollisti i Chelesat kështu do të jetë gati dhe për ndeshjet e para të Champions League, që do të fillojë në datat (17-18) shtator.