Ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli

05.11.2019

Muaji nëntor do të jetë i “nxehtë” për kombëtaren e Kosovës, e cila kjo kjo kombëtare do të zhvillojë dy ndeshje tejet me rëndësi në këtë muaj. Në ndeshjen e parë “luanët” kosovarë do të udhëtojnë drejt Çekisë për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren çeke ndërsa 3 ditë më vonë, Kosova do të kthehet në […]

Ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli Foto: Ilustrim

Muaji nëntor do të jetë i “nxehtë” për kombëtaren e Kosovës, e cila kjo kjo kombëtare do të zhvillojë dy ndeshje tejet me rëndësi në këtë muaj.

Në ndeshjen e parë “luanët” kosovarë do të udhëtojnë drejt Çekisë për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren çeke ndërsa 3 ditë më vonë, Kosova do të kthehet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e cila do ta presë kombëtaren angleze.

Arianit Ahmet, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës së Futbollit për KosovaPress ka pohuar se me datën 12 nëntor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër “Tre Luanëve”.

“Biletat për ndeshjen kundër Anglisë do të dalin me datë 12 nëntor. 5 % e stadiumit, saktësisht 750 bileta do të jenë për mysafirët, aq edhe sa ju takon në bazë të rregullave”, tha Ahmeti.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet me 17 nëntor  me fillim nga ora 18:00.