Ja ku do ti luaj ndeshjet përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll si vendas!

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll do të zhvillojë ndeshjet si vendas në palestrën e nxehtë Mizair Isma, në Rahovec.

Këtë e ka konfirmuar sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Ajo ka thënë se tashmë është gjithçka e ditur se Kosova do ti luajë ndeshjet në Rahovec, mirëpo mbetet vetëm që edhe semaforët e palestrës të ndërrohen, pasi ata aktualët nuk përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara nga FIBA.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë konfirmimin nga drejtuesit e klubit të Rahovecit dhe të Komunës së Rahovecit se ndërrimi i semaforëve do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, shkrua GazetaOlle.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.