Sezonin e kaluar, Bologna përfitoi nga kjo rregull, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve si ekipi i pestë më i mirë në Serie A.

Renditja e UEFA-s përditësohet pas çdo raundi të garave evropiane. Pas përfundimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe në pritje të përfundimit të fazës së grupeve në Europa League, Italia mban një pozicion të favorshëm.

Megjithatë, gara është e ngushtë. Spanja po përpiqet të ngushtojë diferencën, pas rezultateve të përziera të ekipeve italiane në ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Për të siguruar pesë vende në Ligën e Kampionëve, Italia duhet të ruajë një nga dy pozitat e para në renditjen e UEFA-s. Kjo do të jetë një sfid, pasi pikët llogariten në bazë të rezultateve të ekipeve në të gjitha garat evropiane, përfshirë Ligën e Kampionëve, Europa League dhe Ligën e Konferencës.

Në fazën tjetër të garave evropiane, Italia do të ketë shtatë ekipe të pranishme, duke rritur shanset për të grumbulluar pikë të rëndësishme.

Renditja aktuale e UEFA-s është si më poshtë:

  1. Anglia – 20.000
  2. Italia – 16.875
  3. Spanja – 16.214
  4. Gjermania – 14.359
  5. Portugalia – 13.600
  6. Franca – 13.428
  7. Belgjika – 12.800