Ismet Munishi: UEFA merr vendim për kampionatet, nëse anulohet atëherë…

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që të lindin mjaft pyetje lidhur për fatin e kampionatit elitar në futbollin kosovar.

Për këtë çështje ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, që është edhe lider aktual i Superligës.

“Nuk guxojmë të lejojmë që skuadrat të dalin në fushë dhe të rrezikohet shëndeti i lojtarëve sepse mungon përgatitja fizike ku mund të ketë lëndime por edhe larg coft ndonjë sulm në zemër nga ngarkesat e mëdha, por gjitha këto duhet të parashikohen edhe pse do të jetë mjaft e vështirë të filloj kampionati sivjet”, tha Munishi për TV Prishtina.

“Nuk guxon të ndryshohet gara, ose vazhdon ose merret vendim që pritet të vendoset nga UEFA javën e ardhshme, pasi po ndëgjojë zëra kohën e fundit që të ndryshohet rrjedha e garave me turne, por nuk ka mundësi, pasi ose të vazhdon në rrjedhen e vetë ose të ndërpritet dhe të bazohet në renditjen aktuale. Gjithashtu do të kishte qenë mirë që asnjë skuadër mos të bie nga liga, pasi një skuadër që në xhiron e fundit ka ra në zonën e rrëzikshme është mjaft e dhimbshme, dhe unë propozoi që të rritet liga dhe nga viti i ardhshëm të bien më shumë skuadra nga liga”, tha tutje Munishi.

RAPORTO