Ismet Munishi: S’kemi kushte për të filluar tani kampionatin, varet nga virusi

Tani ka kaluar një muaj që nga pezullimi i kampionatit futbollistik në vend.

Ende nuk ka ndonjë datë të sigurtë se kur do të rinisë edicioni, teksa është përfolur edhe për mundësinë e anulimit të kampionatit, ashtu siç ka bërë Belgjika.

Kurse, trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka thënë se fillimi i kampionatit varet se sa jemi të diciplinuar.

Ai ka thënë se fillimi i kampionatit nuk varet nga FIFA, UEFA apo FFK-ja, por nga virusi.

“Na ka mare malli për futboll është e vërtet . Jemi merzit mshel në shtepi e vertet. Ka zera se kampionati mund të filloj ishalla.

Kjo mvaret nga ne se sa jemi te disiplinuar dhe nese virusi nuk hapet do te kemi jo vetem futboll por edhe i rikthehemi jetes normale.

Ju boj thirrje organeve te futbollit qe per te filluar garen na duhet ta bejme nje Protokoll te levizjes dhe sjelljes se klubeve , na duhet nje plan , nuk mjaftoj vetëm fjala hajde po mledhemi po luajmë.

Futbolli eshte lojë kontakti dhe dua ta di nese mua me semuren futbollistët gjatë procesit kush e mer përgjegjsinë. Po fillon Anglia , Gjermania ok , shikoni pak kushtet dhe Protokollet qe ata ndjekin.

Shtrohet pyetja a mundëmi ne ti njekim ato Protokolle ne kushtet e Kosoves dhe standardit te klubeve tona. Dy ndeshjet e Liges se Kampionve po cilsohen si bomba Biologjike ne Itali dhe Angli. Kjo punë është serioze andaj kerkon seriozitet te lartë e jo deklarata te tipit optimist.

Konsultonu me infektologet te dashur dhe shikon se qka do te ju sygjerojnë , unë u konsultova me eksperta me than nuk mvaret nga Fifa Uefa as Ffk por nga Virusi se kur fillon Superliga. Rri ne shtepi rri i sigurt. Kujdes po Panik jo”, shkroi Munishi.

RAPORTO