Ismet Munishi rrëfen debutimin magjik përballë yjeve të Basiktasit

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i izoluar e gjitha kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me vendim të 13 marsit, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit, që ka kapluar gjithë botën.

Në këtë situatë, shumë trajnerë por edhe futbollistë po vazhdojnë rrëfimet e tyre nga e kaluara shumë vjeçare në sportin e futbollit.

Ndërsa, në rrjetet sociale kohët e fundit është shpërndarë një video e trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi ku shihet një gol i tij ndaj gjigantit turk, Besiktas.

Vetë Munishi në një prononcim për Gazeta Olle ka rrëfyer momente nga ky gol, që sipas tij ishte gol në debutim te skuadra turke, Şekerspor.Video Player00:0000:18

Madje, goli i shënuar nga tekniku prishtinas ishte i jashtëzakonshëm pasi pranon topin jashtë zone më pas arrin t’i shmanget një futbollisti kundërshtar mjaft mirë, duke goditur më pas topin i cili përfundoj në rrjet.

“Kam qenë pjesë e Sekerspor në Ankara dhe ky moment ka ndodhur në vitin 1998 dhe ishte fillimi i muajit shkurt”, tha fillimisht Munishi për Gazeta Olle.

“Ishte ndeshje debutuese në këtë skuadër pasi u transferova nga Maribori i Sllovenisë në janar të po atij viti”, shtoi tutje Munishi.

“Gjithsesi, ishte ndjenjë fantastike për mua pasi Besiktasi kishte dy futbollistë bullgar që kishin zënë vendin e tretë në kampionatin botëror (Leckov, Jankov), poashtu kishte pesë reprezentues të Turqisë, gjithashtu edhe futbollistë tjerë nga kombëtare si Nigeria e Kroacia, dhe një trajner si John Benjamin Toshck, që pas largimit nga Besiktasi merr drejtimin e Real Madridit”, përfundoj Munishi.

45 vjeçari pas Sekerspor ka luajtur në disa skuadra tjera evropiane, duke përfunduar karrierën si futbollist te skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës në vitin 2008.

Munishi aktualisht drejton skuadrën e Ballkanit ku është edhe lider në elitën e futbollit kosovar./GazetaOlle/

RAPORTO