Ismet Munishi pas humbjes: Nuk dua të komentoj referimin

Ismet Munishi pas humbjes: Nuk dua të komentoj referimin
Çlirim Gashi

09.03.2020 / Sport

Skuadra e Flamurtarit e ka surprizuar Ballkanin, teksa e ka mposhtur në ndeshjen e xhiros së 22-të në kryeqytet me rezultat 2 -1.

Bashkim Shala dhe Veton Kabashi realizuan nga një gol në seciën pjesë për ti dhënë ‘kuqezinjëve’ një fitore tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë. Mirlind Daku realizoi gol të vonshëm për skuadrën e Ballkanit.

Daku golin e shënoi në minutën e 89′, ndërsa Flamurtari në pjesën e parë kaloi në epërsi në minutën e 20′ dhe golin e dytë e shënoi në minutën e 49′.

Pas kësaj ndeshje, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi deklaroj se gabimet e bëra gjatë goditjeve standarde i kushtuan me dy gola.

“Kam pritur që të jetë një fushë më e rënduar, por ishte në gjendje që të luhet futboll. Duke ditur se Flamurtari lufton për mbijetesë, gabuam në dy ndërprerje të cilat i kemi stërvitur.

LEXO EDHE:  Bekim Isufi tregon arsyen pse mori drejtimin e FC Ballkanit

Ne vijmë pas dy super sfidave, gjithsesi tentuam me një gol rikthimin tonë, por pak ishin edhe rrethanat, duke mos komentuar edhe referimin”.

Faza e tretë? “Do të jetë përparsi e madhe të luajmë si vendas lojën e fundit të kampionatit, pasi si mysafir kemi pasur rrethana të çuditshme”, tha Munishi për SSK.

Pavarësisht humbjes, Ballkani gjendet në pozitën e parë në tabelë, kurse Flamurtari del nga zona e kuqe ku tashmë gjendet 89-shi.

RAPORTO