Ismet Munishi: Nuk rikthehemi në stërvitje pa urdhrin e organeve shtetërore

Trajneri Ismet Munishi dhe Bekim Isufi ka folur në emisionin “Ora Shtatë në Klan Kosova” lidhur me situatën aktuale të futbollit kosovar.

Përderisa Isufi ishte i pranishëm në studio, trajneri i Ballkanit u kyq me video, teksa u pyet lidhur me tentimin e Llapit për t’u kthyer në stërvitje.

Ish-trajneri i Vushtrrisë tha se momentalisht nuk kanë çfarë të diskutojnë me federatën, pasi urdhrat ipen nga lartë, pra nga autoritetet shtetërore.

“Nuk kemi tentuar që t’iu kthehemi stërvitjeve. Gjithçka do të varet nga kompetente. Këtu federata s’ka asnjë punë”.

Si sportistë, si futbollistë, nuk jemi imunë nga virusi. Andaj çdo vendim i yni do të korrespondojë me urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ndër të tjera Munishi.

RAPORTO