Ismet Munishi: Më shumë po diskutohet orari i lëvizjes se sa si të qëndrohet në shtëpi

Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth masave të reja shkaku i pandemisë Covid-19.

Trajneri i Ballkanit ka folur pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku pas 15 prillit qytetarët do të mund të lëvizin vetëm për një orë e gjysmë.

Deri më tani, numri i të infektuarve në Kosovë është mbi 370.

Sipsa Munishit, më shumë po diskutohet orari se sa si të qëndrohet në shtëpi. Ai tha se kjo është për keqardhje.

“Më shumë po diskutohet orari se si të qëndrojmë në shtëpi. Është për keqardhje. Apeli është ‘rri në shtëpi’. Sa më shumë që jemi të disiplinuar, kalon më shpejtë, a jeni duke kuptuar”, ka shkruar Munishi në Facebook.

RAPORTO