Ismet Munishi: Ky futbollist i Superligës do të jetë konkurrent i fortë i Muriqit!

13.01.2020

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi ka deklaruar që Arb Manaj mund ta zëvendësojë Vedat Muriqin pas dy vjetësh. Sipas Munishit aktualisht ylli i Fenerbahçes, Vedat Muriqi s’ka zëvendësim te Kosova. Por, ai nuk e mohon faktin që në të ardhmen Manaj do të jetë një konkurrent i fuqishëm dhe se beson në të ardhmen […]

Ismet Munishi: Ky futbollist i Superligës do të jetë konkurrent i fortë i Muriqit! Foto: Ismet Munishi - Facebook

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi ka deklaruar që Arb Manaj mund ta zëvendësojë Vedat Muriqin pas dy vjetësh.

Sipas Munishit aktualisht ylli i Fenerbahçes, Vedat Muriqi s’ka zëvendësim te Kosova.

Por, ai nuk e mohon faktin që në të ardhmen Manaj do të jetë një konkurrent i fuqishëm dhe se beson në të ardhmen e ndritur.

“Aktualisht Vedat Muriqit nuk i afrohet asnjë futbollist i skuadrës”, u shpreh Munishi.

“Megjithatë mendoj që Manaj mund të bëhet një konkurrent i fortë për Muriqin pas dy apo tri vjetësh”, shtoi ai.

Manaj ka luajtur dje disa minuta nën fanellën e Kosovës, duke shënuar debutimin e tij.