Ismet Munishi kujton ditën kur Ballkani shpartalloi Dritën

Ballkani-Drita ishte një prej ndeshjeve më të mira të futbollit kosovar në vitet e fundit.
Me një paraqitje të jashtëzakonshme, ekipi i Ismet Munishit kishte demoluar gjilanasit në Suharekë duke i mundur 2:0, përcjellë Gazeta Olle.
E disa foto nga kjo ndeshje i ka ri-shpërndarë trajneri Munishi.
“Ju pershendes me keto perqafime. Ti kurr nuk do te ecesh vetëm FcB”, ka shkruar Munishi.
Golat në atë ndeshje për Ballkanin i kishin realizuar Blendi Baftiu dhe Edvin Kuc.
Ndryshe, Ballkani kryeson renditjen elitare, e ndjekur nga Drita që është e dyta.