Ismet Munishi iu drejtohet klubeve: Bëhuni burra, na uroni për titull

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se nuk ka kushte për rifillimin e kampionatit dh se klubet e Superligës duhet t’i urojnë Ballkanit titullin e kampiones.

“Besoj se FFK-ja duhet te sqarohet me neve që jemi në pritje. Nuk mund të presim pafundësisht. Të gjithë po e dimë epilogun, duhet te merren vendime. Kush i ka dy ditë shkollë e dinë që futboll nuk ka”, ka shkruar Munishi në Facebook.

“Kush i njeh rrethanat e futbollit e dinë që boll vështirë po e pranojnë faktin që ne jemi ata që do të shpallemi kampion. Bëhuni burra se pari klubet secila në faqen e vet na e uroni titullin pastaj edhe nga FFK-ja”.

Po ashtu ai ka shkruar se: “Presim të caktohet një datë kur do të pajisemi me Kupë dhe me medalje. Ju faleminderit shumë për vëmendje. Respekt!”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.