Ismet Munishi apo Ismet Kloppi, shikoni se si i trajton futbollistët e tij trajneri i njohur

16.09.2019

Ismet Munishi e ka nisur për mrekulli aventurën e tij tek Ballkani i Suharekës, skuadër e cila është e vetmja që nuk ka pësuar akoma humbje në Superligë Ballkani të premten mposhti Trepçën 89 me rezultat 3-2, ndërsa pas katër xhirove të zhvilluara në Superligë akoma nuk ka pësuar humbje dhe suharekasit janë në vendin […]

Ismet Munishi apo Ismet Kloppi, shikoni se si i trajton futbollistët e tij trajneri i njohur Foto: Ilustrim

Ismet Munishi e ka nisur për mrekulli aventurën e tij tek Ballkani i Suharekës, skuadër e cila është e vetmja që nuk ka pësuar akoma humbje në Superligë

Ballkani të premten mposhti Trepçën 89 me rezultat 3-2, ndërsa pas katër xhirove të zhvilluara në Superligë akoma nuk ka pësuar humbje dhe suharekasit janë në vendin e tretë në tabelë me 8 pikë.

Ismet Munishi gjatë verës mori drejtimin e Ballkanit dhe ka bërë një skuadër të frikshme, e cila tashmë ka nisur t’i tregojë frytet e veta.

Por, ajo që e bën ndoshta më karizmatik Munishin se sa trajnerët tjerë në Superligë është afërsia që ai ka me lojtarët.

Ai gjithnjë është aty për t’i dhënë përqafime lojtarëve të tij, ashtu siç i jep trajneri i njohur, i Liverpoolit, Jurgen Klopp, përcjellë Reporteri.

Munishi dhe Kloppi që të dy kanë nisur edicionin në mënyrë brilante, derisa skuadrat e tyre nuk kanë pësuar humbje. Gjithashtu e përbashkëta tjetër e këtyre trajnerëve është se të dy mbajnë syze.