Ishte lider i Milanit këtë sezon, PSG ofron 40 mln euro për të

Lider i Milanit të këtij sezoni ka qenë padyshim Theo Hernandez. Edhe pse nje mbrojtës, francezi ka arritur të shënojë 6 gola dhe të marrë kuqezinjtë përdore që në sezonin e tij të parë në “San Siro”.

Tashmë, vlera e tij është rritur dhe shumë klube janë vendosur në radhë për të. Një prej tyre është PSG, që sipas “Le 10 Sport”, ka bërë gati 40 milionë euro për të bindur Milanin, raporton Telesport

Theo pëlqehet shumë nga trajneri Tuchel dhe Leonardo do të provojë që të gjejë gjuhën e përbashkët me Milanin, edhe pse kuqezinjtë e konsiderojnë të pashitshëm mbrojtësin.

RAPORTO