Ish-trajneri i Ballkanit: Vendimi i klubit për ta shkarkuar Munishin ishte i nxituar

25.12.2020

Ish-trajneri i Ballkanit, Zymer Elshani e ka komentuar vendimin e klubit suharekas për ta shkarkuar Ismet Munishin nga posti i shefit të shtabit teknik. Gjatë ditës së enjte, klubi i Ballkanit zyrtarizoi shkëputjen e marrëveshjes me Munishin, ndonëse presidenti Arsim Kabashi ditë më parë kishte dhënë besimin për të vazhduar me të edhe më tutje. […]

Ish-trajneri i Ballkanit: Vendimi i klubit për ta shkarkuar Munishin ishte i nxituar Foto: Ilustrim

Ish-trajneri i Ballkanit, Zymer Elshani e ka komentuar vendimin e klubit suharekas për ta shkarkuar Ismet Munishin nga posti i shefit të shtabit teknik.

Gjatë ditës së enjte, klubi i Ballkanit zyrtarizoi shkëputjen e marrëveshjes me Munishin, ndonëse presidenti Arsim Kabashi ditë më parë kishte dhënë besimin për të vazhduar me të edhe më tutje.

Me Munishin, skuadra e Ballkanit e mbylli në vendin e dytë stinorin vjeshtor në Superligë dhe është në garë për ta fituar Kupën e Kosovës.

Elshani, dikur trajner i Ballkanit, në një bisedë me “Zeri.info” e ka cilësuar të ngutshëm vendimin e klubit për ta shkarkuar Munishin.

Është vendim i ngutshëm i kryetarit, pasi para disa ditësh tha se Ismeti do të vazhdojë, gjërat kanë ndryshuar për 48 orë. Tash ata e dinë punën e tyre”, deklaroi fillimisht Zymer Elshani për “Zeri.info”, duke vazhduar:

“Ndoshta kanë ndikuar postimet e Ismetit në rrjetet sociale. Kështu mendoj unë”.

Sipas Elshanit, sot “biznesmenët po e komandojnë futbollin”.

“Sukseset kanë qenë evidente, sipas meje është vendim i ngutshëm, por biznesmenët sot janë bërë vendimarrësa dhe po komandojnë futbollin”, tregoi ai.

Elshani tutje tregon se e njejta i ndodhi edhe atij sa ishte pjesë e Ballkanit, klub me të cilin tani po përballet në gjykatë për prishjen e njëanshme të kontratës.

“Për një fjalë goje prishen, të njejtën gjë ma bën edhe mua. E kam kontratën në gjykatë, nuk më kanë paguar pagën, seancën e parë e kam fituar dhe tash do ta shohim në seancën e radhës”, tha Elshani.

“Njejtë u shkarkova edhe unë, e njejta i ndodhi edhe Sami Sërmaxhajt, Gani Sejdiut dhe Bekim Shotanit” shtoi ai.