Ish-trajneri i Ballkanit me kritika për Ilir Dajën

18.07.2022

Ekipi kampion nga Kosova u eliminua nga Zalgiris me rezultat të përgjithshëm 2:1. Aktivizimi i Ermal Krasniqit si lojtar i sëmurë, ndryshimi i sistemit të lojës dhe mosmarrëveshja me Kushtrim Gashin ishin disa nga kritikat e Elshanit në drejtim të Ilir Dajës. “Mosmarrëveshja me Gashin e ka prishë tandemin me Kucin. Gashi është temperament, reagon […]

Ish-trajneri i Ballkanit me kritika për Ilir Dajën Foto: Ilustrim

Ekipi kampion nga Kosova u eliminua nga Zalgiris me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Aktivizimi i Ermal Krasniqit si lojtar i sëmurë, ndryshimi i sistemit të lojës dhe mosmarrëveshja me Kushtrim Gashin ishin disa nga kritikat e Elshanit në drejtim të Ilir Dajës.

“Mosmarrëveshja me Gashin e ka prishë tandemin me Kucin. Gashi është temperament, reagon sepse nuk e duron të padrejtën. Kriteret duhet të jenë të njëjta për të gjithë lojtarët, jo të ketë ndasi brenda ekipit”, tha Elshani në Ekipi A në ATV.