Ish-trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi bëhet me skuadër të re

01.06.2021

Bledi Shkëmbi udhëhoqi skuadrën e Ballkanit, pasi klubi fillimisht kishte ndarë rrugët me Ismet Munishin në mesin e sezonit 2020/21. Ndërsa ende pa përfunduar ky sezon u shkarkua edhe Shkëmbi njëjtë si Munishi, ku ai nuk arriti që t’i përmbushë objektivat. Siç raporton ‘Panoramasport.al’, trajneri shqiptar tashmë ka arritur marrëveshjen me klubin e Superiores, Dinamon, […]

Ish-trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi bëhet me skuadër të re Foto: Ilustrim

Bledi Shkëmbi udhëhoqi skuadrën e Ballkanit, pasi klubi fillimisht kishte ndarë rrugët me Ismet Munishin në mesin e sezonit 2020/21.

Ndërsa ende pa përfunduar ky sezon u shkarkua edhe Shkëmbi njëjtë si Munishi, ku ai nuk arriti që t’i përmbushë objektivat.

Siç raporton ‘Panoramasport.al’, trajneri shqiptar tashmë ka arritur marrëveshjen me klubin e Superiores, Dinamon, për sezonin 2021/22.

Edhe pse ende klubi blu nuk ka bërë prezantimin zyrtar të trajnerit korçar, ai ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën që do të përballojë Superioren.

Bashkë me drejtuesit e klubit ai ka piketuar lojtarët që do të afrohen. Kjo javë pritet të ketë zhvillime në klubin blu, pasi mund të kemi edhe firmat e para në merkato që sapo ka nisur.