Ish kampioni i Anglisë ofron 33 milionë funte për Rashicën

11.12.2019

Futbollisti i Werder Bremenit Milot Rashica është duke u lidhur me një transferim te skuadra e Premierligës Aston Villa. Ylli shqiptar i Werder Bremen, Milot Rashica është duke u kërkuar nga klubi anglez, Aston Villa. Ish kampioni anglez është i gatshëm të ofrojë 33 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e Rashicës. Rashica edhe në […]

Ish kampioni i Anglisë ofron 33 milionë funte për Rashicën Foto: Milot Rashica - GettyImages

Futbollisti i Werder Bremenit Milot Rashica është duke u lidhur me një transferim te skuadra e Premierligës Aston Villa.

Ylli shqiptar i Werder Bremen, Milot Rashica është duke u kërkuar nga klubi anglez, Aston Villa.

Ish kampioni anglez është i gatshëm të ofrojë 33 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e Rashicës.

Rashica edhe në këtë sezon është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme duke qenë futbollisti kryesor i Bremen në Bundesligë. Drejtuesit e klubit gjerman e kanë bërë të qartë se ai nuk është në shitje, megjithatë interesimi nga klubet angleze nuk është duke munguar.

Pas 12 golave dhe gjashtë asistimeve për skuadrën e Florian Kohfeldt edicionin e kaluar, Rashica tashmë ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje këtë edicion.

Rashica i kushtoi Werder Bremenit vetëm gjashtë milionë funte kur u transferua në Gjermani nga klubi holandez Vitesse Arnhem.

Ndryshe, Aston Villa këtë sezon është rikthyer në Premier Ligë pas disa vitesh gara në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship”. /insporti.com/