Ish-futbollisti i Bayernit këshillon bavarezët: Sa shpenzoni 100 milionë për Sane, merreni Rashicën

07.02.2020

Pavarësisht vështirësive të Werder Bremen në kampionat, Milot Rashica po zhvillon një kampionat pozitiv nga ana e paraqitje individuale. Sulmuesi deri në këtë pikë të sezonit ka koleksionuar 19 ndeshje, ndërsa ia ka dalë të shënojë 10 gola e të dhurojë katër asiste. Lojtari nga Vushtrria ishte protagonisti kryesor edhe në suksesin e ekipit në […]

Ish-futbollisti i Bayernit këshillon bavarezët: Sa shpenzoni 100 milionë për Sane, merreni Rashicën Foto: Milot Rashica - Werder Bremen

Pavarësisht vështirësive të Werder Bremen në kampionat, Milot Rashica po zhvillon një kampionat pozitiv nga ana e paraqitje individuale.

Sulmuesi deri në këtë pikë të sezonit ka koleksionuar 19 ndeshje, ndërsa ia ka dalë të shënojë 10 gola e të dhurojë katër asiste.

Lojtari nga Vushtrria ishte protagonisti kryesor edhe në suksesin e ekipit në Kupën e Gjermanisë teksa eliminuan Borusia Dortmund, me 23-vjeçarin që shënoi golin e tre për të tijtë.

Interesimi në merkato për Rashicën është i lartë, teksa nga Anglia janë disa klube të gatshme për të formuluar oferta.

Ndërkaq, një skenar të ri mund të hapet edhe nga fjalët e ish-futbollistit të Bajern Mynih, Dietmar Hamann i cili duke folur për Bild, ka këshilluar bavarezët të mos shpenzojnë 100 milionë euro për Sane por të shohin Rashicën.

“Nga çfarë kam dëgjuar në Mançester, shumë kanë provuar ta shtyjnë Sane të shfaqë plotësisht kualitetet e tija, por deri më tani askush nuk ia ka dalë. Nuk shikoj pse situata do jetë e ndryshme në Mynih.

“Të marrësh një futbollist për 100 milionë pa pasur siguri. Mund ta kuptoj nëse transferojnë Havertz pasi unë e njoh, ai do bënte gjithçka që të ishte i suksesshëm. Ose nëse duan një lojtar krahu, atëherë do hidhja sytë nga Werder Bremen. Është Rashica, i cili sigurisht është një opsion më i lirë por do ta bënte gjithsesi detyrën e tij”, u shpreh Hamann.