Ish-futbollisti i Ballkanit me kritika për Stivi Frashërin: Portier kikser!

16.09.2022

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, ka treguar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Ligën e Konferencës. Portokallezinjtë, të enjten mbrëma, në Pragë, kanë pësuar humbje nga kampioni i shumëfishtë i Çekisë, Slavia, me rezultat 3:2. Edhe në këtë mbrëmje Ballkani dhuroi emocione të mëdha, ngase dy herë ishte në epërsi ndaj skuadrës çeke, por nuk […]

Ish-futbollisti i Ballkanit me kritika për Stivi Frashërin: Portier kikser! Foto: Ilustrim

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, ka treguar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Ligën e Konferencës. Portokallezinjtë, të enjten mbrëma, në Pragë, kanë pësuar humbje nga kampioni i shumëfishtë i Çekisë, Slavia, me rezultat 3:2.

Edhe në këtë mbrëmje Ballkani dhuroi emocione të mëdha, ngase dy herë ishte në epërsi ndaj skuadrës çeke, por nuk arriti ta menaxhojë atë.

Shifrat i zhbllokoi Ermal Krasniqi, nëminutën e 23-të pas një aksioni model të suharekasve dhe asistimit të Armend Thaqit. Megjithatë, çekët u rikthyen shpejtë, kur pas dy minutash barazuan rezultatin me golin e David Jurasek, falë edhe reagimit jo të mirë të portierit Stivi Frashëri.

Të drejtuarit e Ilir Dajës treguan karakter të fortë, madje dy herë ishin në avantazh duke i dhënë futbollit kosovar një imazh të mrekullueshëm në Evopë.

Megjithatë, portieri Stivi Frashëri nuk ishte në natën e tij më të mirë, atje ku shënoi autogol dhe në disa rate nuk ishte aq i sigurt.

Ish futbollisti i Ballkanit, Diar Miftaraj pati kritika të mëdha ndaj tij, atje ku komentoi tek një postim i ‘GazetaBlic Sport’.

“Portier kikser, edhe lojën e kalume gaboi, edhe dy gola faji i tij”, shkruajti Miftaraj.

Ndryshe, ndeshjen e ardhshme Ballkani e luan ndaj Sivassporit, sërish si mysafir, më 6 tetor.