Interi shpreson që Mauro Icardi të kthehet në Serie A

Klubi italian, Inter po shpreson që ish-kapiteni, Mauro Icardi do të rikthehet në klub.

Rikthimi i tij shpresohet të ndodhë në këtë verë, lëvizje kjo që mund të ndihmojë Nerazzurët financiarisht.

Por nuk është vetëm Interi që po e kërkon kthimin e Icardit, të interesuar për sulmuesin janë edhe Juventusi, Roma e Napoli.

Sipas Tuttosport thuhet se drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka futuar një klauzolë në marrëveshjen me PSG-në që mund të aktivizohet këtë vit.

Çmimi i ish-kapitenit të Interit, Icardit sillet rreth 50 milionë euro.

RAPORTO