Interi ia ka vënë syrin yllit të Liverpoolit

10.04.2020

Inter ka një dëshirë të madhe për merkaton e verës. Skuadra ‘Zikaltër’, e drejtuar nga Antonio Conte, dëshiron që me çdo kusht ta transferojë një mesfushor, në merkaton e verës. ‘Tuttomercatoweb’ shkruan se Georginio Wijnaldum është lojtari që po tërheq interesimin e Inter. Gjiganti italian po synon të ofrojë rreth 30 milionë euro për holandezi, […]

Interi ia ka vënë syrin yllit të Liverpoolit Foto: Liverpool FC (GettyImages)

Inter ka një dëshirë të madhe për merkaton e verës. Skuadra ‘Zikaltër’, e drejtuar nga Antonio Conte, dëshiron që me çdo kusht ta transferojë një mesfushor, në merkaton e verës.

‘Tuttomercatoweb’ shkruan se Georginio Wijnaldum është lojtari që po tërheq interesimin e Inter.

Gjiganti italian po synon të ofrojë rreth 30 milionë euro për holandezi, i cili ka vetëm edhe një vit kontratë në ‘Anfield’, raporton insporti

Wijnaldum akoma nuk ka pranuar kontratë të re nga Liverpool, por zyrtarët e klubit janë optimist se ai do të zgjedh për qëndrimin në Liverpool, përtej verës.

Liverpool tashmë ka një listë me emrat që mund të largohen nga ‘Anfield’, por aty nuk figuron emri i holandezit.