Interi i “vendos” çmimin Lautaro, 90 milionë dhe një lojtar katalanas

Lautaro Martinez duket se do të jetë “kryefjala” e merkatos së verës. Interi do të bëjë gjithçka për ta mbajtur xhevahirin e vet, ndërsa Leo Messi e ka ftuar atë në “Camp Nou”, për ta pasur partner në sulmin katalanas.

Siç sigurohet nga Italia, klubi zikaltër nuk është i gatshëm ta lëshojë argjentinasin qoftë edhe për një euro më pak se vlera e klauzolës së përfundimit të kontratës së tij (111 milionë euro).

Kjo kontratë ka afat skandence qershorin 2023.

Në çdo rast imponimi nga vetë sulmuesi, Interi mund të pranonte edhe një kombinacion tjetër, sikurse bën me dije “Marca”: 90 milionë euro plus një lojtar nga Barça.

Sipas këtyre informacioneve, katalanasit kanë ofruar njërin nga Junior Firpo, Nelson Semedo, Jean-Claire Todibo dhe Samuel Umtiti.

Tashmë dihet se objektivi i Interit, në rast transferimi të Lautaro, është sulmuesi gjerman, Timo Werner, për të cilin thuhet se është joshur nga Jurgen Klopp dhe mund të përfundojë në “Anfield”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.