Interi i ofron Manchester United mbi 70 milion euro për Lukakun

Interi i ofron Manchester United mbi 70 milion euro për Lukakun
Çlirim Gashi

03.08.2019 / Sport

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku tashmë ka rënë dakord me kushtet e Juventusit.

Por Interi nuk heq dorë, klubi italian është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku në 70 milion euro plus shpërblime, thotë Corriere della Sera.

Klubi italian, Inter janë përpjekur të bindin Manchester United që të lejojnë sulmuesin belg që të transferohet në itali, por ende nuk kanë arritur që ta plotësojnë çmimin e tyre të kërkuar.

Skuadra e Serie A do të bëjë një shtytje tjetër për Lukakun javën e ardhshme duke përmirësuar ofertën e tyre, por ata duhet të konkurrojnë me Juventusin, i cili tashmë ka një marrëveshje personale me sulmuesin belg.

Juventus shpresojnë të ndërrojnë Paulo Dybala për sulmuesin belg, Lukakun, kështu që oferta e Interit mund t’i japë fund shpresave të United për të zbarkuar Argjentinasin.

RAPORTO