Interi i bën llogaritë pa Lautaro, rikthen sytë nga Cavani

Pas “dushit të ftohtë” që mori me lajmin e rinovimit të afërt të Mertens me Napolin, tani Interi duhet të kërkojë një sulmues tjetër si përforcim, ndoshta me kosto të ulët. Kjo është arsyeja pse, sipas raportimeve nga “Sky Sport”, zikaltrit mund t’i rikthehen një objektivi të vjetër: Edinson Cavani. Kontrata e “Matadorit” me PSG po skadon dhe vështirë të rinovohet. Flitet se uruguajani ka pasur ditët e fundit disa kontakte me menaxhmentin e Interit.

Cavani, gjithashtu, pëlqehet shumë nga trajneri Conte, ndërsa në Serie A i ka demonstruar tashmë të gjitha cilësitë e tij (te Napoli). Sidoqoftë, paga e madhe e sulmuesit në fjalë mbetet e lartë për arkën e klubit nga Milano. Shumë do të varet nga shitja eventuale e Lautaro Martinez, mbi të cilin ekziston një interes i fortë i Barcelonës.

Në rast të lamtumirës me argjentinasin, në fakt, zikaltrit do të duhet të forcojë sulmin e tyre dhe Cavani mund të bëhet shumë më tepër sesa një mundësi e thjeshtë për t’u marrë me parametra zero. Më në fund, nuk përjashtohet mundësia që Interi, gjithashtu, të vendosë të mbajë Alexis Sanchezo.

Shumë, natyrisht, do të varet nga performanca e kilianit me rifillimin e kampionatit, pas pandemisë së Covid-19. Gjetja e një marrëveshje me Manchester United, nga ana tjetër, nuk duhet të jetë shumë e vështirë. Paga e tij, po, sepse është shumë e lartë.