Iniesta: Do të më lëndojë ta shoh Messin me fanellë tjetër

11.08.2021

Legjenda e Barcelonës Andres Iniesta e ka komentuar largimin e Leo Messit nga Barcelona. Ish reprezentuesi spanjoll thotë se do të jetë vështirë për të ta shoh me fanellë tjetër. “Do të më lëndojë ta shoh Messin me një fanellë tjetër. Leo mishëron Barçën. Ai ishte gjithçka. Ai është lojtar që e përsosë një ekip. […]

Iniesta: Do të më lëndojë ta shoh Messin me fanellë tjetër Foto: Ilustrim

Legjenda e Barcelonës Andres Iniesta e ka komentuar largimin e Leo Messit nga Barcelona.

Ish reprezentuesi spanjoll thotë se do të jetë vështirë për të ta shoh me fanellë tjetër.

“Do të më lëndojë ta shoh Messin me një fanellë tjetër. Leo mishëron Barçën. Ai ishte gjithçka. Ai është lojtar që e përsosë një ekip. Unë kurrë nuk kam parë një lojtar si ai dhe nuk mendoj se do të shoh tjetër.

Por Barça do të vazhdojë të jetë një nga skuadrat më të mira […] një nga ato që duhet të jetë në krye” deklaroi Iniesta.

Messi tashmë ndodhet në Paris dhe nesër do të prezantohet zyrtarisht nga Paris Saint Germain.