Ilir Daja nuk ishte prezent në kryeqytet, Pollozhani i lumtur me fitoren ndaj Dukagjinit

29.08.2022

Me ndeshjen Ballkani-Dukagjini, që është zhvilluar dje në orët e mbrëmjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet është përmbyllur java e katërt në Superligën e Kosovës. Pas arritjes historike në garat evropiane ku u kualifikuan në fazën e grupeve të UEFA Conference League, portokallezinjtë e Suharekës, kanë kryer me sukses edhe detyrën në kampionat, teksa […]

Ilir Daja nuk ishte prezent në kryeqytet, Pollozhani i lumtur me fitoren ndaj Dukagjinit Foto: Ilustrim

Me ndeshjen Ballkani-Dukagjini, që është zhvilluar dje në orët e mbrëmjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet është përmbyllur java e katërt në Superligën e Kosovës.

Pas arritjes historike në garat evropiane ku u kualifikuan në fazën e grupeve të UEFA Conference League, portokallezinjtë e Suharekës, kanë kryer me sukses edhe detyrën në kampionat, teksa e kanë mundur Dukagjinin e Klinës, me rezultat të ngushtë, 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Qëndrim Zyba, në minutën e 36-të, duke ia dhuruar tri pikë të reja skuadrës së tij në këtë edicion. 

Për Ballkanin kjo ishte fitorja e dytë në po aq takime të luajtura, derisa për Dukagjinin kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshjet e deritashme.

Pas ndeshjes, ndihmës trajneri i skuadrës nga Theranda, Artim Pollozhani ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në këtë fitore të rëndësishme për ta.

“I uroj lojtarët për performancën sot. Vinim nga një ndeshje e vështirë. Gjetëm forcë për ta prezantuar veten sa më mirë në këtë ndeshje”, ka deklaruar fillimisht ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Gjendja fizike nuk mundëson të ofrojmë më shumë. Lojtarët dhanë maksimumin dhe morëm tri pikë të rëndësishme. Po luftojmë në dy fronte”.

“Ne do të tentojmë të mbajmë hapin edhe në Evropë edhe në kampionat. Gjendja fizike është shumë e mirë. Ne jemi të kënaqur me këtë grup. Është e vështirë të luajmë në dy fronte”, ka shtuar Pollozhani.