Ilir Daja: Matematikisht nuk ka përfunduar akoma, por 99% titulli është i yni

29.04.2022

Suharekasit kanë mposhtur Dritën në shtëpi me rezultat 3-2, duke u afruar kështu edhe më shumë drejt titullit kampion. Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja i cili tanimë çështjen e titullit e kosideron të mbyllur. “Jemi më të qetë pas kësaj fitore, kemi një ecuri fantastike, loja që po bëjmë na jep […]

Ilir Daja: Matematikisht nuk ka përfunduar akoma, por 99% titulli është i yni Foto: Ilustrim

Suharekasit kanë mposhtur Dritën në shtëpi me rezultat 3-2, duke u afruar kështu edhe më shumë drejt titullit kampion.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja i cili tanimë çështjen e titullit e kosideron të mbyllur.

“Jemi më të qetë pas kësaj fitore, kemi një ecuri fantastike, loja që po bëjmë na jep një qetësi për vazhdim, ende nuk ka mbaruar matematikisht, por 99% çështja është mbyllur.

Sinqerisht që është një kënaqësi e madhe, drejtoj një grup që është cilësor, meritë kanë të gjithë ata që kanë punuar me klubin në 2-3 vitet e fundit, i uroj këtë sukses të gjithë qytetit”, deklaroi Ilir Daja.