Icardi ç’rregullon marrëdhëniet me Interin, Real Madridi jep 50 milionë për transferim

02.03.2019

Kohëve të fundit, argjentinasi Mauro Icardi, është duke insistuar që të largohet nga klubi italian, Interi ku së fundmi ka prishur edhe marrëdhëniet me të gjithë skuadrën, po ashtu shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim për blerjen e yllit argjentinas, me shuma të mëdha deri në 110 milionë euro. Sipas gazetës spanjolle Marca, klauzola e lirimit […]

Icardi ç’rregullon marrëdhëniet me Interin, Real Madridi jep 50 milionë për transferim Foto: Ilustrim

Kohëve të fundit, argjentinasi Mauro Icardi, është duke insistuar që të largohet nga klubi italian, Interi ku së fundmi ka prishur edhe marrëdhëniet me të gjithë skuadrën, po ashtu shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim për blerjen e yllit argjentinas, me shuma të mëdha deri në 110 milionë euro.

Sipas gazetës spanjolle Marca, klauzola e lirimit prej 110 milionë eurosh – e vlefshme vetëm në dy javët e para të korrikut – nuk është më çmimi më i ulët i mundshëm për Icardin.

Situata gjithnjë e më e tensionuar te Interi, pohon gazeta spanjolle, mund të nxisë menaxmentin e klubit që të pranojë një shitje të lojtarit për vetëm 40 deri në 50 milionë euro. Kjo do të lidhej gjithashtu me raportet italiane që drejtuesit e Interit rrëfenin se asnjë ofertë e madhe kurrë nuk ishte ardhur për argjentinasin, raporton gazeta “Metro”.