I shumëkërkuari Haaland e zgjedh klubin e ri

Ylli i RB Salzburg, Erling Haaland, ka vendosur t’i bashkohet Juventusit dhe pritet të zbarkoj në Torino qysh në janar.

Gazeta italiane Tuttopsort raporton se Milani e ka humbur betejën me Juventusit, por përveç tyre ka edhe shumë klube të tjera të përfshira në garë për adoleshentin.

Haaland i ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Salzburgun deri tani këtë sezon, por janë tetë golat e shënuara në Ligën e Kampionëve që ia kanë sjellë gjithë këtë vëmendje atij.

Gazeta tjetër italiane, Correire dello Sport, raporton se 19-vjeçari është shumë pranë Juventusit, i cili i ka ofruar 30 milionë eurot e kërkuara për shitjen e tij.

Ndër klubet e tjera të interesuara fuqishëm për norvegjezin janë edhe Manchester United dhe Borussia Dortmund.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.