I qartë dhe aspak modest, Van Dijk shpall objektivin “historik” me Liverpool

06.04.2020

Virgil van Dijk është i vendosur të bëhet një legjendë e Liverpool-it. Mbrojtësi holandez kërkon ta konsolidojë pozicionin e tij si yll në skuadrën e Jurgen Klopp. Që kur erdhi nga Southampton, në janar 2018, ai ka pasur një rritje meteorike në Merseyside. Një paketë transferimi prej 75 milionë £ ishte e nevojshme për të […]

I qartë dhe aspak modest, Van Dijk shpall objektivin “historik” me Liverpool Foto: Ilustrim

Virgil van Dijk është i vendosur të bëhet një legjendë e Liverpool-it. Mbrojtësi holandez kërkon ta konsolidojë pozicionin e tij si yll në skuadrën e Jurgen Klopp. Që kur erdhi nga Southampton, në janar 2018, ai ka pasur një rritje meteorike në Merseyside.

Një paketë transferimi prej 75 milionë £ ishte e nevojshme për të siguruar shërbimet e tij, por përmes paraqitjes së jashtëzakonshme e ka justifikuar investimin. Van Dijk është “Lojtari i Vitit 2019” i UEFA-s dhe sfidanti kryesor i Lionel Messit për “Topin e Artë”, në vitin që kaloi. 28-vjeçari ka provuar të jetë një nga shtyllat e Liverpool, duke shijuar një 2019-të me trofe.

Ai i tha “Sport”, kur u pyet se si do të dëshironte të mbahej mend në “Anfield”, kur të vijë koha për të dalë në pension: “Si një legjendë e Liverpool. Dua të arrij gjëra të jashtëzakonshme këtu. Ne kemi një ekip fantastik, nuk na mungon asgjë. I kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të fituar: një trajner me të cilin identifikohemi, një skuadër të gjithanshme, një stil loje që sjell fitore, një stadium të zjarrtë dhe tifozë që luajnë rolin e tyre. Po, unë do të doja të isha një nga ata lojtarët, që kujtohen si legjenda në “Anfield”, pas daljes në pension.

Unë shoh legjendat e klubit dhe ndihem pjesë e një familje vërtet të madhe.  Në moshën 16-vjeçare isha një mbrojtës i djathtë dhe nuk isha aq i mirë sa të luaja në qendër. Asnjëherë nuk u veçova si lojtar, derisa arrita moshën 19 vjeç dhe u emërova kapiten. Ndonjëherë luaja si mbrojtës, herë të tjera në mes. Nga aty, gjithçka bëhej shumë më e mirë. Unë luajta për U-23 në rolin e qendërmbrojtësit dhe gjithçka u përshpejtua e konsolidua në vijim”.