I pandalshmi Daku shkruan historinë në futbollin kosovar

21.10.2020

Kur kanë kaluar shtatë javë nga fillimi i Superligës, suharekasit kanë vetëm një barazim dhe të gjitha fitore. Këtë formë ata e kanë vazhduar edhe sot në derbin ndaj Dritës, ku triumfuan me rezultat 2:0. Mirlind Daku (19′ 76′) i siguroi ekipit të tij tre pikë, duke vazhduar formën e lartë nëpër të cilën po […]

I pandalshmi Daku shkruan historinë në futbollin kosovar Foto: Ilustrim

Kur kanë kaluar shtatë javë nga fillimi i Superligës, suharekasit kanë vetëm një barazim dhe të gjitha fitore.

Këtë formë ata e kanë vazhduar edhe sot në derbin ndaj Dritës, ku triumfuan me rezultat 2:0.

Mirlind Daku (19′ 76′) i siguroi ekipit të tij tre pikë, duke vazhduar formën e lartë nëpër të cilën po kalon. Për Dakun ky ishte goli i 14-të sezonal pas vetëm shtatë ndeshjeve.

Padyshim, një rekord në historinë e futbollit kosovar.