I kam ngopur me futboll dhe do të vazhdojmë ti ngopim me futboll

Duke u bazuar në udhëzimin e IKSHPK-së skuadra FC Ballkanit zyrtarisht të martën ka rifilluar stërvitjet.

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, thotë se mund të ketë parregullësi pasiqë kanë ndodhur në të shkuarën dhe mund të ndodhin edhe këtë edicion, që është paraparë të fillojë më 3 qershor.

“Nëse janë përgatitur skenarë të tillë, do ta shohë e gjithë bota”, ka thënë Munishi për një prononcim për KTV.

Munishi thotë se këtë edicion ekipi më i mirë në Kosovë është dhe mbetet Ballkani.

“Jemi skuadra më e mirë, por unë u frikësohem disa gjërave që mund të ndodhin tek ne në Kosovë, por nuk do të ishte mirë të ndodhnin. Në Kosovë gjithmonë ka pasur intervenime dhe disa gjëra që nuk ka qenë kampioni i caktuar në mënyrë korrekte”, është shprehur ndër tjera Munishi.

“I kam ngopur me futboll dhe do të vazhdojmë t’i ngopim me futboll. Deri tash kemi bërë futbollin më të bukur në Kosovë. Këtë duhet ta pranojnë edhe kundërshtarët”, ka thënë Munishi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.