​Humbja nga Golden Eagle Ylli, Prishtina pretendon se është dëmtuar nga gjyqtarët, i drejtohet FBK-së me notë proteste

Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Golden Eagle Ylli, humbje kjo në sekondat e fundit, ku ka lënë shije të hidhur te klubi nga kryeqyteti.

​Humbja nga Golden Eagle Ylli, Prishtina pretendon se është dëmtuar nga gjyqtarët, i drejtohet FBK-së me notë proteste

Sipas Sigal Prishtinës, kjo humbje edhe si shkak i numrit të madh të gabimeve të gjyqtarëve të ndeshjes.

Madje ata kanë përfshirë edhe koshin e fundit që i solli fitoren e skuadrës nga Suhareka.


Po ashtu, Sigal Prishtina me një notë proteste dërguar Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka numëruar gabimet në referim në këtë përballje, gjithashtu ky klub ka bashkangjitur edhe një video me gabimet e gjyqtarëve që sipas tyre ndikuan në rezultat.

Gjithashtu, në këtë notë proteste dërguar FBK-së, Sigal Prishtina ka kërkuar nga kjo federatë si dhe nga të gjithë drejtuesit e saj që të jenë më sy hapur dhe më rigoroz ndaj gabimeve të bëra me, apo pa tendencë.

Kjo është reagimi i plotë i KB Sigal Prishtinës në Facebook:

NJË HUMBJE E HIDHUR DHE E PAMERITUAR – NJË DJERSË DHE MUND I DËMTUAR!

E nderuara Federatë e Basketbollit të Kosovës, i nderuar Komesar i Garave, të respektuar referë,

Po ju drejtohemi me këtë notë proteste publike, për atë se çka ndodhi në ndeshjen e fundit kundër KB Ylli, e që pavarësisht se ishte një duel mjaft dramatik e i fortë, ra nën hijen e referimit. Në momentet vendimtare, duke përfshirë edhe koshin i cili vendosi fituesin e ndeshjes u gabua rëndë nga gjyqtarët e takimit e cila na kushtoi edhe me humbjen e tij. Pavarësisht që kishin në dispozicion të ri-shikonin vendimet e tyre në ekran, ata vendosën që mos ta përdorin teknologjinë asnjëherë të vetme gjatë tërë ndeshjes.

Si klubi që ka kontribuar më së shumti në zhvillimin e basketbollit kosovar e shqiptar, si përfaqësuesit më dinjitoz në arenën ndërkombëtare, kërkojmë nga FBK-ja dhe të gjithë drejtuesit e saj që të jenë më sy hapur dhe më rigoroz ndaj gabimeve të bëra me, apo pa tendencë.

Fatkeqësisht, kjo nuk hera e parë në këtë edicion që paraqitja e shkëlqyer e djelmoshave tanë bie nën hijen e referimit dhe klubi dëmtohet me humbje.

Nuk kërkojmë të favorizohemi, mirëpo kërkojmë të ketë ndarje të drejtësisë në mënyrë profesionale dhe korrekte, pasi vetëm kështu basketbollin do ta çojmë përpara. Mbrëmë na ndodhi neve, nesër mund t’i ndodhë Yllit, Bashkimit, Pejës, e të tjerëve.

Prandaj, ju lutemi lejoni të luhet basketboll dhe mundësojani lojtarëve tanë të tregojnë kualitetin e tyre në parket. Ju lutemi mos e dëmtoni basketbollin!

Një gjë është e sigurt, kjo ndeshje do të duhet të ishte fituar nga më i miri, e merituan të dy klubet, lojtarët dhe të gjithë adhuruesit e kësaj loje të bukur.

Në videon e mëposhtme i kemi përmbledhur vetëm gabimet që ndikuan direkt në rezultatin përfundimtar.

P.S. KB Golden Eagle Yllit i urojmë fitoren dhe shumë suksese ne vijim të garave.

HAJDE PRISHTINË!

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë