Huazimi mbaroi, klubi i Serie A blen lojtarin e Chelsea për 15 milion euro

Mario Pasalic do të blihet 100% nga Atalanta.

Pavarësisht ndalesës së kampionatit dhe pasigurisë se kur do të rinisë gjithçka, mesfushori kroat i marrë në huazim nga Chelsea, do të bëhet këtë verë pronë e bergamaskëve, që do të paguajnë 15 mln euro te blutë, sipas paktit.

Kroati është përshtatur më së miri në Itali, ku dikur vishte edhe fanelën e Milanit. Sakaq, duhet theksuar edhe se me Gasperinin skema i shkon përshtat.

Pasalic u huazua nga Atalanta te Chelsea dy herë dhe tashmë blerja do të jetë përfundimtare.