13.09.2019, 18:30

Hoxhaj: Kënaqësi ta shoh Ballkanin duke fituar

Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë skuadër e pamposhtur.

Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë Trepçës ’89 të pamposhtur deri në këtë javë, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3-2, në kuadër të javës së 4-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Trepçës ’89 dhe tani ka përfunduar gjithçka në Suharekë, ku Ballkani arriti ta mposhtë njërën prej skuadrave të pamposhtur deri tani, me rezultat 3:2.

E ndeshjen Fc Ballkani – Trepça e ka përcjellur edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj është shprehur i kënaqur me fitoren e Ballkanit ndaj Trepçës. “Ballkani e Trepça dhuruan spektakël me lojën e sotme. Kënaqësi ta shoh ekipin vendas të shënojë fitore ⚽️🤩 ” ka shkruar Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar, çmimet deri në 80 euro
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.