Hodhi poshtë ofertën e Barcelonës, mbrojtësi i Fenerbahçes

Mbrojtësi i skuadrës turke Fenerbahçe, Martin Skrtel hodhi poshtë ofertën e Barcelonës gjatë afatit të janarit për të qëndruar te gjiganti turk, tha agjenti i tij, Mithat Halis.

Mbrojtësi sllovak u transferua në Stamboll në verën e vitit 2016 nga Liverpool dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

“Barcelona këmbënguli në nënshkrimin e Skrtel muajin e kaluar, sepse ata kishin nevojë për një alternativë,” tha Halis për Diario AS.

“Ata dëshironin dikë që mund të jetë një mbështetje për Gerard Pique dhe Samuel Umtit, por Skrtel nuk donte të ishte në këtë pozitë’’.

“Unë mendoj se ai është një mbrojtës më i mirë se Clement Lenglet, por Skrtel është i lumtur në Stamboll dhe në Fenerbahce, ai ka një rol të rëndësishëm në klub’’.

“Ai preferon të jetë startues te një skuadër dhe jo zëvendësues në Barcelonë”, deklaroi Halis.

RAPORTO