Historike, Nora Gjakova e sjell medaljen e dytë të artë për Kosovën nga Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

26.07.2021

Nora Gjakova është përballur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të Tokios me japonezen, Yoshida Tsukasa. Xhudistja nga Kosova arriti ta mposhtë, Yoshida Tsukasa. Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në […]

Historike, Nora Gjakova e sjell medaljen e dytë të artë për Kosovën nga Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ Foto: Ilustrim

Nora Gjakova është përballur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të Tokios me japonezen, Yoshida Tsukasa.

Xhudistja nga Kosova arriti ta mposhtë, Yoshida Tsukasa.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Edhe një medalje. Edhe një e artë. E dyta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, e treta në dy Olimpiada.