Higuain gjithnjë e më larg Juventusit, pritet të bashkohet me vëllain

Gonzalo Higuain gjithnjë e më tepër lidhet me një largim nga Juventusi dhe kalim në MLS, ku mund të ribashkohet me me vëllain e tij, Federico, në DC United.

Klubi i MLS, sipas Calciomercato.com mund të kërkonte një lojtar të ri me klas pasi Wayne Rooney u transferua në Angli si një trajner-lojtar te Derby County.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer në Torino pasi kaloi periudhën e karantinës në Amerikën e Jugut me familjen e tij, por nuk duket se është pjesë e planeve në ‘Allianz Stadium’.

Prandaj Higuain është lidhur me një rikthim në River Plate, megjithëse kontrata e tij prej 7 milionë euro në vit mund të rezultojë shumë e kushtueshme për skuadrën argjentinase.

Federico Higuain, vëllai i tij më i madh, mund të bëjë përpjekje ta bind sulmuesin që të ribashkohet me të te DC United.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.