Hera e parë në historinë e Champions League, një femër gjyqtare në ndeshjen e Juventus

01.12.2020

Hera e parë në histori. Një arbitre femër do të drejtojë një ndeshje të Champions League të mërkurën. Sektori i gjykimit në UEFA ka vendosur që Stephanie Frappart të vendosë drejtësi në përballjen e Juventusit kundër Dynamo Kyiv. Spanjollja ka mbërritur në Torino dhe tashmë janë konfirmuar edhe ndihmësit e saj, Hicham Zakrani dhe Mehdi […]

Hera e parë në historinë e Champions League, një femër gjyqtare në ndeshjen e Juventus Foto: Ilustrim

Hera e parë në histori. Një arbitre femër do të drejtojë një ndeshje të Champions League të mërkurën.

Sektori i gjykimit në UEFA ka vendosur që Stephanie Frappart të vendosë drejtësi në përballjen e Juventusit kundër Dynamo Kyiv.

Spanjollja ka mbërritur në Torino dhe tashmë janë konfirmuar edhe ndihmësit e saj, Hicham Zakrani dhe Mehdi Rahmouni, kurse Karim Abed do të jetë gjyqtar i katërt. Benoit Millot është i përzgjedhur për VAR-in.

Juventus-Dynamo Kyiv është programuar të luhet nesër prej orës 21:00, ndërkohë që bardhezinjtë e kanë siguruar kalimin në raundin tjetër të Champions League.