Hendbollistët e Kosovës në grup me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron

Hendbollistët e Kosovës në grup me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron
Çlirim Gashi

17.03.2021 / Sport

Kombëtarja e hendbollistëve mësoi kundërtshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian!

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.

Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022.

Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.

Kosova për short ishte në vazon e dytë. Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vajzave tona.

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor. Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti.

Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali.

Euro 2022 mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm.

RAPORTO