Në këtë fitore, spikati me paraqitjen e tij fantastike amerikani Jericole Hellems. Ai realizoi plot 42 pikë, duke shtuar edhe 3 kërcime e 3 asistime. Indeksi i tij prej 36 pikëve ishte më i larti i kësaj xhiroje, duke e shpallur atë edhe si MVP të javës.

Përveç Hellems, në formacionin më të mirë të javës u përfshi edhe shoku i tij i skuadrës, Don Polloshka, i cili realizoi 17 pikë, 5 kërcime dhe 9 asistime.

Top 5 e javës:

  • Jericole Hellems (Vëllaznimi): 42 pikë, 3 kërcime, 3 asistime, 36 indeksi
  • Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli): 17 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi
  • Benas Griciunas (Peja): 18 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi
  • Mikaile Tmusiq (Trepça): 15 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 22 indeksi
  • Don Polloshka (Vëllaznimi): 17 pikë, 5 kërcime, 9 asistime, 22 indeksi

Kjo fitore e Vëllaznimit konfirmon formën e lartë të skuadrës dhe ambiciet e tyre për të luftuar për titullin kampion.